AKTUALITET /

EMRAT/ 'Dy kolegët e tij falsifikuan firmat'/ U plagos në Rinas, AMP zbulon mënyrën se si u fut në punë Muçi Shaljani

AMP bën me dije se kanë ndaluar punonjësit e policisë Nënkomisar Bruno Cara me detyrë Specialist për Hetimin e Krimeve dhe inspektorin Arshim Zajmi me detyrë Nd/Specialist i Policimit në Komunitet, pranë Komisariatit të Policisë, NR.3  në Tiranë pasi dyshohet se kanë ndihmuar Muçi Shaljanin të bëhej pjesë e Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore.

Shkruar nga Versus

EMRAT/ 'Dy kolegët e tij falsifikuan firmat'/ U plagos në

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka reaguar në lidhje me plagosjen e punonjësit të saj Muçi Shaljani, ditën e djeshme në atentatin ku mbeti i vrarë Gilmando Dani.

AMP bën me dije se kanë ndaluar punonjësit e policisë Nënkomisar Bruno Cara me detyrë Specialist për Hetimin e Krimeve dhe inspektorin Arshim Zajmi me detyrë Nd/Specialist i Policimit në Komunitet, pranë Komisariatit të Policisë, NR.3  në Tiranë pasi dyshohet se kanë ndihmuar Muçi Shaljanin të bëhej pjesë e Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore.

Këta punonjës policie dyshohet se në bashkëpunim kanë përpiluar Vërtetimin e Besueshmërisë për Muço Shaljanin pa pasqyruar në të të dhënat të cilat përbëjnë shkak për cënimin e kushteve të sigurisë.

Gjithashtu nga veprimet paraprake të kryera nga AMP thuhet në njoftimin janë konstatuar shkelje të procedurave ligjore në procesin e rekrutimit të Shaljanit.

Në përfundim të verifikimeve, me qëllim hetimin objektiv dhe gjithpërfshirës të çështjes, praktika dokumentare u dërgua në formën e kallëzimit penal në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për të përcaktuar grupin hetimor dhe  përgjegjesitë ligjore të personave, të cilët janë konstatuar në paligjshmëri.

Njoftimi i AMP-së:

Në vijim të komunikimit në lidhje me ngjarjen e ndodhur ditën e djeshme në rrethrrotullimmin pranë aeroportit “Nënë Tereza”, Agjencia e Mbikëqyrjes Policore pas kryerjes së veprimeve hetimore, ka ndaluar punonjësit e policisë Nënkomisar B.C., me detyrë Specialist për Hetimin e Krimeve dhe Inspektor A.Z., me detyrë Nd/Specialist i Policimit në Komunitet, pranë Komisariatit të Policisë Nr. 3, Tiranë, të dyshuar për kryerjen e veprave penale “Falsifikim i vulave i stampave ose i formularëve" dhe "Shpërdorim i detyrës".

Këta punonjës policie dyshohet se në bashkëpunim kanë përpiluar Vërtetimin e Besueshmërisë për shtetasin M.Sh., pa pasqyruar në të, të dhënat të cilat përbëjnë shkak për cënimin e kushteve të sigurisë. Ky detyrim i papërmbushur është i përcaktuar në dispozitat e ligjit "Për Policinë e Shtetit" dhe ligjet që normojë veprimtarinë e agjencive ligjzbatuese, gjë që ka sjellë punësimin e këtij shtetasi pranë Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore.

Gjithashtu nga veprimet paraprake të kryera nga AMP-ja në lidhje me procesin e rekrutimit të shtetasit M.Sh., u konstatuan shkelje të procedurave ligjore. Në përfundim të verifikimeve, me qëllim hetimin objektiv dhe gjithpërfshirës të çështjes, praktika dokumentare u dërgua në formën e kallëzimit penal në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për të përcaktuar grupin hetimor dhe  përgjegjesitë ligjore të personave, të cilët janë konstatuar në paligjshmëri.

Hetimet vazhdojnë për sqarimin e plotë të procedurave të ndjekura dhe përfshirjen e mundshme të personave të tjerë në këtë rast. /Versus.al

Poll