
Janë mbyllur hetimet për një grup shpërndarësish të drogës në zonën e Leçes në Itali, të cilët furnizonin me kokainë jugun e Italisë.
Antimafia italiane e Brescias ka mbyllur hetimet paraprake për një organizatë transnacionale të trafikut të kokainës mes Shqipërisë dhe Italisë, ku sipas prokurorisë, shqiptarët kishin rolin kryesor në furnizimin, magazinimin dhe shpërndarjen e drogës.
Në qendër të dosjes është Altin Shehaj, shqiptar me origjinë nga Kavaja, i konsideruar nga hetuesit si një nga drejtuesit e “bazës së Leçes”, që menaxhonte shpërndarjen e kokainës në jug të Italisë. Hetimet flasin për ngarkesa me dhjetëra kilogramë drogë dhe pagesa që arrinin deri në 600 mijë euro.
Sipas dosjes, vetëm mes nëntorit 2020 dhe janarit 2021 në provincën e Leçes kanë mbërritur rreth 137 kilogramë kokainë.
Autoritetet italiane thonë se grupi përdorte komunikime të koduara dhe baza logjistike për magazinimin e drogës, ndërsa rrjeti shtrihej nga Shqipëria deri në veri e jug të Italisë.
Mes 37 personave nën hetim janë:
Altin Shehaj
Saimir Baroti
Ervis Belshaku
Donald Cala
Eno Cala
Rei Caushaj
Mahmut Cela
Uljan Cela
Eduart Deda
Ardian Deliu
Blerim Dervishi
Elis Ferra
Arber Gjidodaj
Migert Harizi
Adriatik Hasa
Bardhul Hoxha
Artur Hoxhosmani
Gazmend Hyka
Muharrem Hyka
Hazir Hyseni
Artan Kalaja
Dorian Konti
Fatjona Kordha
Adem Kuqi
Klajdi Lala
Denis Likmeta
Denis Myftiu
Mentor Qato
Erald Salla
Juljan Shaba
Gazmend Shehu
Mario Skilja
Saimir Tusha
Ilir Veliaj
Kejdi Xhelili
Ndërsa në dosje përmenden edhe italianët Fabio Perdicchia dhe Vincenzo Bruno, të dyshuar si pjesë e rrjetit logjistik dhe shpërndarës në territorin italian.Versus.al

