
Lezhë- Policia ka zbardhur plagosjen e ndodhur pasditen e djeshme në Mamurras të Kurbinit ku u qëllua me armë zjarri 51 vjeçari Marketin (Pjetër) Marku, i cili kishte pak ditë që ishte kthyer nga Anglia.
Për këtë ngjarje, janë shpallur në kërkim dy 18 vjeçarët, Roen Noka dhe Oligert Ndreca, banues në lagjen “Zef Hoti” të Mamurrasit. Shkak për plagosjen është bërë kërkesa e 51 vjeçarit i cili u kishte bërë thirrje të rinjve që të qarkullonin me kujdes me makinë dhe të mos xhironin gomat e mjetit para derës së shtëpisë së tij.
Kaq ka mjaftuar që njëri prej tyre të nxjerrë armën dhe të qëllojë dy herë në drejtim të Markut duke e lënë të plagosur. 51 vjeçari po merr ndihmë mjekësore në spitalin e Traumës, ndërsa policia ende nuk ka rënë në gjurmët e 18 vjeçarëve të shpallur në kërkim. Versus.al

