Një aksident i rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në aksin rrugor Lezhë-Milot.
Një makinë është përplasur me një trajler ku si pasojë ka mbetur i plagosur rëndë shoferi i makinës, efektivi i Policisë Rrugore, Gjergj Vasia.
Vasia sapo kishtë lënë shërbimin dhe po udhëtonte me makinën private drejt banesës kur është goditur nga mjeti i tonazhit të rëndë.
Ai është dërguar me urgjencë drejt spitalit të Truamës në Tiranë pasi gjendja e tij shëndetësore paraqitet e rëndë.
Policia dhe ambulanca ndodhen në vendin e ngjarjes, ndërsa po punohet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.







