AKTUALITET /

EMRI/ Aksioni i RENEA-s në fshatin Orosh, identifikohen dy personat që kërcënuan me armë policinë

Dyshohet se njëri nga personat e armatosur është nipi i pronarit të banesës. RENEA ka arritur në vendngjarje dhe u ka bërë thirrje të dorëzohen por ata kanë refuzuar dhe kërcënuar se do të qëllojnë.

Shkruar nga Versus
EMRI/ Aksioni i RENEA-s në fshatin Orosh, identifikohen dy personat që
Pamje nga vendngjarja

24 vjeçari Julian Cumrraku dhe Arben Uka janë personat e rrethuar nga policia në Orosh të Fushë-Arrëzit, të cilët dyshohen se kanë kërcënuar me armë punonjësit e policisë të cilët iu kanë kërkuar që të dyshuarit të dorëzoheshin.

Ata dyshohet se janë të armatosur me kallashnikov dhe armë të tjera të rënda gjë e cila ka penguar forcat e policisë të ndërhyjnë menjëherë për ti arrestuar. Banesa ku ata janë fshehur ndodhet në një zonë të vetmuar dhe nuk ka valë telefoni për të komunikuar. 

Policia lokale kërkoi ndihmën e RENEA-s për të ndërhyrë pasi dyshohet se dy personat që janë fshehur në një banesën e braktisur në pronësi të Mëhill Jakut janë të armatosur dhe kishin rreth një muaj që qëndronin aty.

Dyshohet se njëri nga personat e armatosur është nipi i pronarit të banesës. RENEA ka arritur në vendngjarje dhe u ka bërë thirrje të dorëzohen por ata kanë refuzuar dhe kërcënuar se do të qëllojnë./Versus.al

Poll