AKTUALITET /

Erion Alibej rrëfen vrasjen e vëllait të Talo Çelës, ndërhyn Hoxha: Trego si flisje me 'dashurinë e shekullit' për të vrarë Ramazanin

Alibej tha se të gjitha informacionet mbi lëvizjet e të shumëkërkuarit Talo Çela i merrte nga Xhuljano Hoxha, një tjetër i pandehur i dosjes "Plumbi i Artë".

Shkruar nga Versus
Erion Alibej rrëfen vrasjen e vëllait të Talo Çelës,
Erion Alibej, Bujar Çela (vëllai i Talo Çelës)

Erion Alibej, porositësi i disa vrasjeve i kthyer në të penduar të drejtësisë ka vijuar sot në GJKKO me dëshminë e radhës. Teksa ka rrëfyer vrasjen e Bujar Çelës, vëllait të të shumëkërkuarit Talo Çela, Alibej rrëfeu se ishin angazhuar edhe Besjan Xhixha e Enver Diva të cilët i quan “çunat e Fushë Krujës”.

Ai tha se i pandehuri tjetër Xhuljan Hoxha i jepte informacione për krimin që u mor përsipër nga Nuredin Dumani. Kjo shkaktoi edhe reagimin e Xhuljanit i cili e mohoi diçka të tillë. Madje pretendoi më tej se çdo gjë po zhvillohej siç duan Nuredin Dumani dhe Erion Alibej.

Pjesë nga dëshmia:

Erjon Alibej: Bujar Çela ishte njeriu më i afërt i Talo Ccelës. Pas vrasjes së Emiljano Ramazanit, vendosa që armën e krimit ta vendosnim tek shtëpia e Bujar Çelës. Xhuljani më jepte informacione.

Ndërhyn Xhuljan Hoxha nga kafazi i qelqtë: Unë kam qenë në shtëpi. I sigurt që ke folur me mua o Tomaso Busheta… (Tommaso Buscetta)

Erjon Alibej: Për Bujarin vendosëm ta ekzekutonim. Si fillim u angazhua Skerdi Tase për ta ekzekutuar dhe Henrik Hoxha. E morën si punë, u angazhuan të dy. U morën disa ditë rresht për ekzekutimin e Bujar Çelës. Nuk e kuptova pse u tërhoqën, as sot e kësaj dite nuk e kam kuptuar pse nuk e vranë. Informacionet për Bujarin unë i kisha të gjitha, përvecc informacioneve që kishte Nuredini nga Eljo Bitri. Nuk u arrit në atë periudhë, pastaj Bujari u mor me Abedin Mamëb. Më pas, sa i përket ditës së ekzekutimit të Bujarit, u angazhuan ditë përpara ccunat e Fushë Krujës, Besi dhe Veri (Besian Xhixha dhe Enver Diva). Ccunat e Fushë Krujës, ditën e ekzekutimit, kanë ardhur me një Renault ngjyrë qumështi me atë erdhën nga Fushë Kruja. Kanë prit njëherë te shtëpia e Bujarit, një komshi i pa dhe ata u tërhoqën. U larguan nga zona aty dhe më pas u afruan te lokali ku ishte Bujari. Pasi kanë mbaruar veprimin, më ka shkrujatur Nuredini në sekond që “mbaroi Bujari”. Makinat u larguan njëkohësisht, “Renaulti” u dogj, më pas me makinën “E Class” shkuan për Fushë Krujë.

Xhuljan Hoxha- Alibejt: Tregoje pak si e pyesje Megi Kilën për Emiljano Ramazanin? Pse nuk e permend Megi Kilën, dashurinë e shekullit? Se për vrasjen e Bujar Ccelës unë kam qenë në shtëpi. Skam lidhje fare me këtë ngjarje. Procesi jonë është i padrejtë fare, po manipulohet. Gjyqi zhvillohet si don Nuredin Dumani dhe Erjon Alibej. Do të lutem shumë gjyqtare si fliste ai me Megi Kilën? Më shumë se burg përjetë nuk keni çfarë më bëni më. Le të mbarojë ai deklarimet se kam unë për të folur për të.

Erjon Alibej: Arsen Preçit i dhashë 60-70 mijë euro, aq sa më dha Nuredini. Nuk e mbaj mend mirë shumën. Ia dhashë në një karburant afër Vorës. 

Më herët Alibej ka rrëfyer edhe përpjekjet e tjera për të kapur Talo Çelën të cilin e akuzonte si pjesë të grupit që ekzekutoi vëllain e tij Endrit Alibej në 2018-ën në masakrën e Bradasheshit. Ai tregoi edhe për kontaktet me të shumëkërkuarin Suel Çela dhe sesi kishte nisur përplasja me vëllezërit Franc dhe Hajdar Çopja. Versus.al

Poll