AKTUALITET /

“O palaço të njihja që kur haje fara te pallati”, Xhuljano Hoxha përplaset me Alibejn: S’kam lidhje me pisllëqet e tua

Shkruar nga Versus
“O palaço të njihja që kur haje fara te pallati”,
Xhuljano Hoxha, Erion Alibej

I penduari i drejtësisë, Erjon Alibej ka dhënë detaje të reja mbi njohjen e tij me Xhuljano Hoxhën për të cilin thotë se i jepte informacione mbi çdo lëvizje të të shumëkërkuarit Talo Çela.

Sipas Alibejt, ai e ka paguar Xhuljano Hoxhën edhe gjatë kohës që ishte në burg vetëm për të marrë informacione nëpërmjet aplikacionit “SkyEcc”.

Dëshmia e Alibejt:

Erjon Alibej: Bujar Çela u ekzekutua në datë 17 tetor 2020 në orët e para të mëngjesit. Në atë periudhë Xhuljan Hoxha ka qenë në burg, i arrestuar. Me Xhuljanon kam biseduar parpara se të arrestohej. E kisha pajisur me Enchro Chat pastaj me Sky Ecc, për të komunikuar. Në atë periudhë kur e angazhova Xhuljano Hoxhën, e doja për levizjet e Bujarit, venddodhjet, për kafen që pinte në mëngjes etj. Xhuljano Hoxha e dinte që pse unë interesohesha. Unë nuk i kam thënë asnjëherë që “Shiko se unë Bujarin do e vras”, por ai e kishte kuptuar. Unë kisha nevojë vetëm për informacione nga ai. Xhuljano Hoxhës i dhashë pagesë, e kam paguar herë pas herë dhe kur ka qenë në burg, sistematikisht. Nga aplikacioni i enkriptuar më informonte për lëvizjet e Bujarit. Nuredin Dumanit ia kam thënë që informacionet i merrja nga Xhuljano Hoxha. Xhuljanos nuk i kam folur kurrë as për Nuredinin as për ccunat e Fushë Krujës. Për vrasjen e Bujar Ccelës, i dhashë pistoletë Nuredinit, modeli Bull 55. Pas këtij krimi, Nuredini ndenji disa kohë në Fushë Krujë te ccunat. Flisja me aplikacion Skyy, kam arritur ta fus në paraburgimin e Elbasanit. Atëherë Nuredninin e kam larguar nga aty dhe e ccova në Kukës te Bujar Germizi.

Erjon Alibej: Gjithmonë e kam paguar sa herë më ka kërkuar Xhuljani. Kam pasur kontakt dhe me bashkëshorten e tij. Njëherë e kam incizuar bisedën e Xhuljano Hoxhës, kur me kërkonte para nga burgu. Incizimin e kam dorëzuar në prokurori përpara agjentëve, sepse ai më vinte kushte. Më jepte shumë informacione dhe kur ishte në burg, më jepte info për gjithccka në kohë reale. Për Talo Ccelën, Xhuljano kishte dijeni që doja ta vrisja. Flija dhe zgjohesha vetëm për Talo Çelën, sepse ai ishte kryesori. Ishte nga ato trimat që rrinin vetëm në Dubai dhe nuk vinin në Shqipëri. Këto i hodhën poshtë si qen njerëzit e vetë.

Xhuljan Hoxha: Tregoja pak prokurores dhe gjykatës që kur njihet me mua? Sa kohë ka? Qe në fëmijëri njihem me atë. Që kur kishte qejf të bënte xhiro me kuaj dhe që kur hante fara te shkallët e pallatit. Tregoja o palaco.

Xhuljano Hoxha: Do të lutem shumë, zbardhini bisedat e Enchro Chatit. Nuk keni nevojë as për Nuredinin as për Erjonin. Për vrasjen e Bujar Ccelës është një person tjetër. Policia dhe prokuroria nuk mori masa për të parandaluar ngjarjen sepse ishte palë me Erjon Alibej. DVR e shtëpisë time e ke të regjistruar. Merrni pamjet, shiheni kam qenë në shtëpi. Nuk kam lidhje fare. Ta dëgjojnë dhe gazetarët këtu, unë kam qenë shok me atë, por tre vjet rresht këtu ka deklaruar që mua nuk më ka njohur. Nuk kam lidhje fare me Bujar Çelën. Zbardhni Enchro Chat. Nëse unë kam lidhje me këtë gjë më jepni 300 vjet burg. Nuk kam lidhje me pisllqet e këtij. Ky ka qenë vetë shok me ato që sot i ka kundërshtarë. Unë kam qenë dy muaj në burg kur ka ndodhur ajo ngjarje, ju mund ta vërtetoni kudo ketë. Nuk kam lidhje, ai po kërkon të më njollosë mua. Versus.al

Poll