
Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka zhvilluar një aksion të papritur në banesën e një deputeti të Partisë Socialiste, aktualisht pjesë e Kuvendit të Shqipërisë.
Kontrolli është realizuar disa ditë më parë dhe, sipas burimeve konfidenciale, janë sekuestruar shuma të mëdha parash.
Në të njëjtën kohë, një delegacion i nivelit të lartë nga SPAK dhe Byroja Kombëtare e Hetimit (BKH) ka zhvilluar sot një takim pune me drejtuesin e Prokurorisë së Elbasanit, Kreshnik Ajazi.
Diskutimet janë fokusuar në përparimin e hetimeve, ndarjen e informacionit operacional dhe bashkëpunimin për hetimin dhe ndëshkimin e shkeljeve të mundshme në proceset zgjedhore.
Sipas burimeve nga grupi hetimor, hetimet po përqendrohen në disa raste të dyshuara për blerje votash, ushtrim presioni ndaj votuesve, përdorim të mjeteve dhe burimeve shtetërore gjatë fushatës si dhe përfshirje të elementëve kriminalë në organizimin e zgjedhjeve.
Autoritetet theksojnë se veprimet hetimore janë në vijim dhe mund të sjellin zhvillime të mëtejshme.
Njoftimi:
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka ushtruar kontroll në banesën e një deputeti të Partisë Socialiste, pjesë e legjislaturës aktuale.
Operacioni u krye disa ditë më parë dhe, sipas burimeve konfidenciale, gjatë kontrollit janë sekuestruar shuma të konsiderueshme parash si dhe dokumentacion që konsiderohet kompromentues në lidhje me aktivitetet zgjedhore.
Paralelisht me këtë ndërhyrje, ditën e sotme një delegacion i nivelit të lartë nga SPAK dhe Byroja Kombëtare e Hetimit (BKH) zhvilloi një takim pune me drejtuesin e Prokurorisë së Elbasanit, Kreshnik Ajazi.
Fokusi i këtij takimi ishte analiza e ecurisë së hetimeve aktive, shkëmbimi i informacionit operacional dhe përmirësimi i metodave hetimore për të ndëshkuar ata që tentojnë të manipulojnë procesin zgjedhor.
Burime pranë grupit hetimor konfirmojnë se hetimet po përqendrohen në disa raste të dyshuara për blerje votash, kërcënime ndaj votuesve, abuzim me burimet shtetërore gjatë fushatës dhe përfshirje të personave me precedentë penal në procesin elektoral.
SPAK ka paralajmëruar se do të ndjekë çdo gjurmë të abuzimit dhe nuk do të tolerojë asnjë shkelje të ligjit në emër të pushtetit apo votës së qytetarëve.
Versus.al







