Epidemiologu Ilir Alimehmeti ka komentuar infektimet në Shqipëri nga ‘Ethet e Nilit’.
Sipas Alimehmetit ‘Ethet e Nilit’ nuk është diçka e re por kur bëhet fjalë për tre humbje jete nuk mund të thuhet se janë 17, 30, 60 raste por me mijëra.
“Ethet e Nilit Perëndimor nuk është dicka e re, është dicka që ne e njohim, transmetorhet vetëm nga mushkonjat kështuqë defakto veprimi i parë që duhej të bëhej në të mirë të shëndetit publik është eleminimi i mnushkonjave , që në pranverë tek larvat e më pas tëk adultët.
Ne këtë si lajm e shohim këtë vit, mirëpo edhe në vitet e tjera ëshëte pamundur mos ketë pasur raste, për sa kohë të gjitha vendet e rajonit përreth nesh raportojnë vit per vit raste. Kur bëhet fjalë për tre humbje jete tashmë nuk mund të themi më që janë 17 apo 30 apo 60 raste që dyshohen.
Vdekshmëria nga kjo sëmundje është e shkallës 0.1%, PRA 1 NË 1000 humb jetën , pra nëse ne kemi 3 humbje jete , atëherë domethën që kemi mijëra të infektuar. Pozitive ama është që në 1000 vetë, 800 nuk kanë asnjë simptomë fare, pra janë asimptomatik, e kalojnë krejt lehtë, nga keta 2000 që mbetën, përgjithsisht kanë shenja të lehta, dhimbje barku, dhimbje muskujsh, temperaturë, pra shenja të lehta , jo shume specifike.
Ama nga këto 1000, 10 prej tyre do të shfaqin simptoma të prekjes së sistemit nervor qëndror. Dhe këto janë rastet që flet ministria, dhe të gjithë të tjerët i harron, pra 99% të rasteve i harron.
Menjëherë në zonat ku këto raste janë shfaqur, duhet bërë një dezinsektim i madh i zonës”, tha Alimehmeti per Syri tv.








