AKTUALITET /

Firmosën për punimet fiktive në objekte të shembura, punonjësit e IMT-së në bashkinë Tiranë: S’dolëm fare në terren

Shkruar nga Versus

Firmosën për punimet fiktive në objekte të shembura,

Në skandalin e punimeve fiktive, dosje për të cilën janë lëshuar 8 masa sigurie, mësohet se punonjësit e IMT-së pranë bashkisë Tiranë, Sokol Qehaja dhe Rexhina Rakipi kanë qenë hartuesit e preventivëve për punimet sa u takon shembjes së 28 pallateve ku përfshihej edhe pallati nr.140 për të cilin nisën fillimisht hetimet.

Por mes 28 pallateve për t’u shembur janë përfshirë edhe 6 objekte të cilat ishin shembur që në muajin janar të vitit 2021 nga mjetet e bashkisë Tiranë. Qehaja dhe Rakipi akuzohen se kanë shpërdoruar detyrën ndërsa ata vetë kanë deklaruar se nuk kishin dalë asnjëherë në terren për të verifikuar gjendjen reale të objekteve dhe se preventivat i kishin hartuar nga projekti që u ishte përcjellë nga drejtoria e Emergjencave Civile dhe se nuk e mbajnë mend nëse pallati nr.140 ka qenë apo jo në këtë listë. Ky shpërdorim i detyrës së tyre duke mos verifikuar gjendjen në terren, ka bërë që në tenderin e miratuar nga këshilli bashkiak të përllogaritet edhe shembja e pallatit nr.140 dhe 6 objekte të tjera që ishin shembur më herët duke sjellë rritjen e fondit limit duke krijuar fitime të padrejta ekonomike për subjektet private të kontraktuara për tenderin.

Fatmir Firi në cilësinë e administratorit BOE "Arb&Trans-2010"sh.p.k & "KLAJGER KONSTRUKSION"sh.p.k. akuzohet për falsifikim dokumentesh për shkak të hartimit të proces verbalit mbi fillimn e punimeve për shembjen e 15 pallateve më datë 11 gusht, mes të cilave edhe pallatin nr.140 në Kombinat, pallat që ishte shembur që në muajin janar të 2021-it. Dokumenti i cili është hartuar nga Fatmir Firi, nuk është nënshkruar nga drejtuesja teknike e punimeve, Ogerta Kapllani.

Më datë 11 gusht të vitit 2011 është hartuar akti-dorëzimi i sheshit të ndërtimit sipas të cilit bashkia e Tiranës i dorëzon firmës së kontraktuar sheshin ku do të kryheshin punimet e demolimit dhe evaktimit të mbetjeve ndërtimore për 15 pallate. Akti i dorëzimit përmban nënshkrimet e Aurel Çukos dhe Aurel Boriçitt ë cilët figurojnë drejtues të strukturave të bashkisë përgjegjëse për investimin. Ndërsa Eleana Jaupaj (Guçe), në cilësinë e përgjegjëse të sektorit në Drejtorinë e Emergjencave Civile, deklaron se e ka firmosur vetëm "formalisht", nga zyra, pa qenë në terren. Versus.al

Poll