AKTUALITET /

Flakët përfshijnë Shqipërinë – 58 vatra zjarri në 24 orë, vetëm një ende aktive

Sipas Institutit të Gjeoshkencave, për ditën e sotme rreziku nga zjarret mbetet i lartë në qarqet Lezhë, Durrës, Tiranë dhe Fier, ndërsa në zonat e tjera vlerësohet si i moderuar.

Shkruar nga Versus

Flakët përfshijnë Shqipërinë – 58 vatra zjarri

Shqipëria është përballur me një valë zjarresh gjatë 24 orëve të fundit, me plot 58 vatra të raportuara në të gjithë vendin. Falë ndërhyrjes së shpejtë të forcave zjarrfikëse dhe mbështetjes së banorëve, 57 prej tyre janë neutralizuar me sukses. E vetmja vatër ende aktive ndodhet në një zonë pyjore në fshatin Markatomaj, njësia Zejmen, bashkia Lezhë. Forcat në terren vijojnë punën për shuarjen e plotë të trungjeve të djegura, të cilat riaktivizohen herë pas here nga era. Një zjarr u raportua edhe në shtëpinë e fëmijëve “Zyber Hallulli”, në një dhomë në katin e katërt të godinës. Zjarri u shua brenda pak minutave, ndërsa pati vetëm dëme materiale.

Situata në qarqe:

Lezhë: 8 vatra të shuar; një ende aktive.
Berat, Gjirokastër, Fier, Elbasan: Të gjitha vatrat janë neutralizuar me sukses.
Tiranë: 12 vatra të shuara, përfshirë edhe një incident në shtëpinë e fëmijëve “Zyber Hallulli”, ku pati vetëm dëme materiale.
Durrës: 5 vatra të izoluara në kohë.
Shkodër, Korçë dhe Vlorë: 7 vatra në total, të gjitha të fikura pa probleme.

Dëmet:
Zjarret kanë përpirë rreth 32 hektarë sipërfaqe me bimësi, përfshirë edhe zona me lis, arra dhe ullinj, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme në mjedis dhe bujqësi.

Forcat e angazhuara:
Në operacionet e shuarjes morën pjesë:

85 automjete zjarrfikëse
557 efektivë në terren
1 automjet zjarrfikës shtesë me 5 forca
1 helikopter i Forcave të Armatosura

Flakët përfshijnë Shqipërinë – 58 vatra zjarri
Rreziku vijon:
Sipas Institutit të Gjeoshkencave, për ditën e sotme rreziku nga zjarret mbetet i lartë në qarqet Lezhë, Durrës, Tiranë dhe Fier, ndërsa në zonat e tjera vlerësohet si i moderuar.

Autoritetet bëjnë thirrje për kujdes të shtuar nga qytetarët gjatë këtyre ditëve të nxehta dhe nxitin raportimin e menjëhershëm të çdo vatre apo rreziku të mundshëm tek strukturat vendore.

 

Poll