
Është shmangur një akt terrorist katastrofal me arrestimin e 19-vjeçarit me origjinë shqiptare nga Maqedonia e Veriut, i cili u vu në pranga nën dyshimin e fortë se po përgatiste një sulm terrorist në koncertin e Tejlor Suift në Vjenë. Beran A. (19) ka bërë një rrëfim shqetësues gjatë orëve të marrjes në pyetje me oficerët e sigurimit të shtetit. Sipas hetuesve ai donte të "vriste sa më shumë të pafe" përpara stadiumit “Ernst Happel” me thika, eksplozivë dhe hanxhar.

Hetuesit kanë arrestuar eshte dy bashkëpunëtorë të dyshuar të 19-vjeçarit austriak me origjinë maqedonase. 19 vjeçari me origjinë shqiptare kishte planifikuar që të hynte me një makinë mes turmës prej 20 mijë fansave që përllogariteshin të ishin jashtë stadiumit dhe të vriste sa më shumë të mundej prej tyre. Nga ana tjetër, pjesë e planit ishte dhe përdorimi i hanxharëve kundër të pranishmëve, për të rritur numrin e viktimave në rast se arrihej të ndalohej makina me të cilën do të kryenin sulmin terrorist dhe në fund do të përdornin dhe lëndë shpërthyese të cilat po tentonin t’i prodhonin në shtëpi.
Plani ishte i qartë: do të ndërhyhej jashtë stadiumit, por hetuesit kanë dyshime se të rinjtë kishin planifikuar dhe një sulm brenda stadiumit të enjtën ose të premten, kjo për faktin se njëri prej të arrestuarve kishte punuar me kompaninë që po punonte teknikisht për koncertin e duift.
Bashkëpunëtori kryesor
Ai quhet Luca K dhe gjatë ditëve të fundit ka patur kontakte aktive me 19 vjeçarin Beran A. Sipas mediave austriake, 17 vjeçari Luca K, mësohet të ketë deklaruar se ka qenë mik me fanatikun e IS, i cili thuhet se kishte planifikuar sulmin në stadium.
Lidhjet me terroristin e dyshuar mbetën të ngushta: “Ai foli me Beran A. në telefon për një orë më 7 korrik dhe natën e datës 2 deri më 3 gusht 2024, ai ishte mysafir në banesën e Beran A. në Ternitz të Austrisë së Poshtme.” – thanë autoritetet më të larta ligjzbatuese austriake gjatë një conference për mediat, ku bënë të ditura detjaet e hetimit të deritanishëm…
Hetuesit dyshojnë se dy bashkëpunëtorët në dy netët që kanë kaluar në banesën e Beran A, kanë thithur gaz për të qeshur dhe kanë planifikuar akte terroriste. 17 vjeçari Luca K ishte i punësuar në një kompani që kishte punuar për koncertin e këngëtares amerikane Tejlor Suift.
Kurse Beran A, i dyshuari kryesor la punën më 25 korrik dhe njoftoi se kishte "plane të mëdha". Që atëherë ai është përgatitur për të. Ai ndryshoi pamjen e tij dhe u bë gjithnjë e më i varur nga propaganda.
17-vjeçari, i cili u arrestua në Vjenë pasdite, së fundi ishte ndarë me të dashurën e tij. Pra, një ndryshim i qartë shoqëror ndodhi për të dy. Në shtëpinë në Ternitz janë sekuestruar lëndë kimeke dhe pajisje teknike. Këta ishin pararendës të peroksidit të hidrogjenit, i cili përdorej për prodhimin e eksplozivëve.
Tashmë 19-vjeçari ka bërë një rrëfim të plotë. Aktualisht nuk ka persona të tjerë në arrati.
Bomba, thika, hanxhar
19-vjeçari hulumtoi dhe shkarkoi udhëzime për prodhimin e bombave. Gjatë marrjes në pyetje, ai ka rrëfyer se përveç eksplozivit, ka dashur të përdorë edhe armë prerëse dhe therëse në sulm. Ai vetë nuk duhej t'i mbijetonte aktit terrorist.
Në shtëpi u gjetën hanxhar, thika, drita ndezëse dhe një makinë. Të dyshuarit me siguri kanë dashur të shkojnë në stadium me këtë të fundit.
Ndërkohë, organizatorët anuluan të mërkurën tre koncerte të këngëtares Tajlor Suift në Vjenë këtë javë, pasi autoritetet njoftuan arrestime rreth atij që duket të jetë një komplot për të kryer një sulm në një ngjarje në zonën e kryeqytetit austriak, siç janë koncertet.
Këngëtarja Suift planifikonte koncerte në stadiumin Ernst Happel të Vjenës të enjten, të premten dhe të shtunën. Organizatori i koncerteve, Barracuda Music, tha në një postim në instagram të mërkurën vonë se "nuk kemi zgjidhje tjetër veçse të anulojmë tri shfaqjet e planifikuara për hir të sigurisë së të gjithëve"./ Versus.al








