Kush është Elvis Doçi, i njohur si “Visi i Pojës”?
Personi që shihni në foto është Elvis Doçi, më i njohur me nofkën “Visi i Pojës”, një emër tashmë i njohur për autoritetet e drejtësisë shqiptare dhe ndërkombëtare.
Elvis Doçi ka qenë objekt hetimi nga Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, e cila një vit më parë zhvilloi një kontroll në banesën e tij.
Gjatë këtij operacioni, u sekuestruan rreth 3 milionë euro cash, të gjetura në banesën e tij.
Pavarësisht kësaj ngjarjeje, Doçi iu shmang arrestimit dhe aktualisht ndodhet në kërkim nga autoritetet. Ai akuzohet për përfshirje në vepra të rënda penale, kryesisht në fushën e trafikut të narkotikëve.
I lidhur familjarisht me figurën e njohur Xhevdet Troplini, Elvis Doçi përflitet si pjesë e një rrjeti më të gjerë kriminal, ndërsa hetimet ndaj tij vijojnë si në nivel kombëtar ashtu edhe ndërkombëtar. /Versus.al/







