AKTUALITET /

Gjendet automjet i shkrumbuar në Tiranë, brenda makinës dy kall*shnikovë

Shkruar nga Versus

Gjendet automjet i shkrumbuar në Tiranë, brenda makinës dy

Tiranë- Një automjet tip “Peugeot” është gjetur i shkrumbuar në Tapizë, pranë impiantit të përpunimit të inerteve.

Ngjarja është raportuar rreth orës 21:30 të mbrëmjes së djeshme. Në momentin që policia ka mbërritur në vendngjarje, pas këqyrjes ka zbuluar dy armë zjarri automatike brenda mjetit të djegur.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e ngjarjes dhe identifikimin e personave që kanë djegur makinën me armët brenda saj. Dyshohet se qëllimi ka qenë fshehja e gjurmëve për ndonjë ngjarje kriminale ku armët mund të jenë përdorur. Versus.al

Poll