AKTUALITET /

Pistoletë në makinë, policia e Fierit arreston 40 vjeçarin dhe gruan që e shoqëronte (EMRAT)

Shkruar nga Versus

Pistoletë në makinë, policia e Fierit arreston 40 vjeçarin

Fier- Dy persona janë arrestuar nga policia pasi nuk i janë bindur urdhrit të efektivëve për të ndaluar dhe gjatë kontrollit në automjet, u është gjetur një armë zjarri pistoletë.

Në pranga kanë rënë Gentjan Ndreku alias Gentian Selaci, 40 vjeç dhe 31 vjeçarja Ana Pelanaj. Ngjarja ka ndodhur pasditen e djeshme në lagjen “Apollonia” ku në momentin që policia po ushtronte kontroll në mjetin e ndaluar, Ndreku dhe Pelanaj kanë tentuar të largohen.

Arma e zjarrit u gjet në çantën marsup të drejtuesit të mjetit. Për pasojë grupi hetimor sekuestroi pistoletën dhe dy celularët e të arrestuarve të dyshuar për disa vepra penale. Versus.al

Poll