Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka arrestuar në flagrancë efektivin e policisë A.M me detyrë shef i Kufirit të Gjelbërt në Kakavijë nën dyshimin e kryerjes së veprës penale “shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.
Mbrëmjen e djeshme, gjatë drejtimit të automjetit, efektivi ka aksidentuar të moshuarën 71 vjeçare K.H në momentin kur kjo e fundit po zbriste nga autobusi i linjës së udhëtarëve. Për pasojë gruaja e moshuar ndërroi jetë.
Grupi hetimor sekuestroi automjetin dhe kreu edhe verifikimin për testin e alkoolit që rezultoi negative. Materialet i kanë kaluar prokurorisë së Gjirokastrës për hetime të mëtejshme. Versus.al







