AKTUALITET /

Goditja e dy grupeve kriminale në Shijak, GJKKO lë në burg Adylajn, vëllain e deputetit të PS dhe të Rrumit

Shkruar nga Versus

Goditja e dy grupeve kriminale në Shijak, GJKKO lë në burg

Gjykata e Posaçme ka lënë në fuqi masat e sigurisë për 5 të arrestuarit gjatë operacionit që u zhvillua dy ditë më parë në Durrës ku u goditën dy grupe kriminale të Shijakut.

Në burg kanë mbetur:

Vullnet Muça, vëllai i Rrumit, Aleksandër Lahos (arrest në burg)

Enea Kume, vëllai i deputetit Loer Kume (arrest në burg)

Vlash Brahja (arrest në burg)

Astrit Avdylaj alias Astrit Balliu (në burg për operacionin “Revanshi”) (arrest në burg)

Ndërsa për Edlira Avdylajn është lënë në fuqi masa e ndalimit të daljes jashtë shtetit. 

Përmes përgjimeve në Sky ECC, SPAK zbardhi vrasjen e Edmir Bregut, ngjarje për të cilën Prokuroria e Posaçme thotë se është ekzekutuar për hakmarrje. Sipas SPAK, si drejtues i grupit të strukturuar kriminal dhe si porositës i vrasjes për hakmarrje dyshohet të jetë Astrit Avdylaj në shenjë hakmarrjeje për tentativën për të vrarë nipin e tij, Aldo Avdylaj.  Ndërsa për grupin e Rrumit të Shijakut u zbulua se kishte manipuluar regjistrin e pronave në Durrës me tjetërsimin e mbi 250 mijë metër katrorë sipërfaqe toke nëpërmjet zëvendësimit të fletëve në regjistrin e Kadastrës. Versus.al

Poll