Tiranë- Një automjet tip “Peugeot” është gjetur i shkrumbuar në Tapizë, pranë impiantit të përpunimit të inerteve.
Ngjarja është raportuar rreth orës 21:30 të mbrëmjes së djeshme. Në momentin që policia ka mbërritur në vendngjarje, pas këqyrjes ka zbuluar dy armë zjarri automatike brenda mjetit të djegur.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e ngjarjes dhe identifikimin e personave që kanë djegur makinën me armët brenda saj. Dyshohet se qëllimi ka qenë fshehja e gjurmëve për ndonjë ngjarje kriminale ku armët mund të jenë përdorur. Versus.al







