Gazetarja Klodiana Lala ka zbuluar detaje lidhur me situatën ku gjendet kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj që pas arrestimit.
Duke krahasuar periudhën aktuale me atë kur Veliaj sapo ishte arrestuar, Lala tha se kryebashkiaku është më i tërhequr pasi e ka parë që tashmë është i vetmuar nga ata që i mendonte si besnikët e tij.
Më tej, gazetarja zbuloi se në një periudhë kishte patur edhe një festë të organizuar në burg ku Veliaj kishte takuar edhe djalin e tij.
Klodiana Lala: Zoti Veliaj është përballur me një situatë të vështirë emocionale dhe psikologjike në javët e para të arrestimit, ishte një kandidat potencial për të zëvendësuar Ramën, doli pa pranga nga zyra e tij. Ai fillimisht ka patur pritshmëri që jashtë burgut do të kishte njerëz për ta takuar, mendoi se do të kishte protesta në mbrojtje të tij. Veliaj u përball me dimrin e vetmisë së madhe.
Ai mbeti i vetmuar. Nëse do ta krahasosh me Saimir Tahirin që e prisnin pas cdo gjyqi njerëz për ta takuar, me të nuk ndodhi. Ishte kontrast ti madh mes 2 personave që kanë patur të njëjtën peshë në PS. Tani e ka kuptuar që e kanë tradhëtuar të gjithë dhe po përpiqet të ndërtojë një strategji ndonëse të vonuar se si të dalë nga e gjithë kjo lufta e madhe, sepse janë 13 akuza, 9 për korrupsion.
Më kanë thënë zyrtarët e burgjeve që është më i tërhequr. Ka patur pretendime për trajtimin në qeli, në kohën që u shoqërua për analiza mjekësore. Ka një procedurë të nisur nga Avokati i Popullit lidhur me trajtimin e Veliajt në burg, nëse i janë shkelur të drejtat, por nuk është më Erion Veliaj i momenteve të para, ka ndryshim te kursit.por nuk është i momenteve të para.
U bë një festë në burg, e zbukuruan burgun, shkoi dhe djali atje, ishte interesant e parë nga ana njerëzore. Pra po e ndaj sot në dy aspekte.
Në Erion Veliaj një zyrtar që ka perceptim të lartë për aferat dhe një Erion Veliaj në momentet njerëzore. Ajola Xoxa nuk e ka takuar, vetëm vëllai dhe një ish zyrtar i bashkisë, Dokushi, që po merret me çështjen e tij. Do ta ketë shumë të gjatë rrugën e përballjes me drejtësinë. Versus.al







