AKTUALITET /

Gjendet i vdekur roja i minierës në Bulqizë, policia zbardh ngjarjen

Shkruar nga Versus

Gjendet i vdekur roja i minierës në Bulqizë, policia zbardh

Një 58 vjeçar me inicialet B.K u gjet i pajetë mesditën e sotme në një minierë të Bulqizës. Policia ka bërë me dije se i ndjeri punonte si roje në minierë dhe shkak për ngjarjen e rëndë është bërë rrëzimi nga lartësia.

“Më datë 31.01.2026, në një zonë minerare në Bulqizë, është gjetur pa shenja jete shtetasi B. K., 58 vjeç, i cili punonte rojë private te një subjekt minerar.

Nga hetimet paraprake të kryera dyshohet se 58-vjeçari mund të ketë rrëshqitur nga një lartësi dhe, për pasojë, ka humbur jetën.”-thuhet në njoftim. Versus.al

Poll