
GJKKO ka rrëzuar kërkesën e ish ministrit për zëvendësim të masës së sigurisë për çështjen e SASPAC.
Beqaj ofroi edhe garanci pasurore 2 milion lekë për zbutje të masës së sigurisë duke përdorur si argument edhe vendimin e unifikuar të Gjykatës së Lartë për ndryshimin e praktikës për arrestin me burg.
Ilir Beqaj ndodhet në paraburgim që prej 4 korrikut 2024, kur u arrestua në kuadër të hetimeve për dosjen SASPAK, lidhur me dyshimet për abuzim me fondet e Bashkimit Evropian.
Sipas SPAK, Beqaj, në kohën kur drejtonte SASPAC-un, dyshohet se ka favorizuar kryerjen e prokurimeve fiktive për projektet e EUSAIR gjatë viteve 2022-2023. Prokuroria pretendon se tenderët realizoheshin vetëm në dokumente dhe fondet përfitoheshin në mënyrë të paligjshme përmes kompanive të lidhura me skemën.
Ndaj ish-ministrit rëndojnë disa akuza, mes tyre “korrupsion pasiv”, “shkelje e barazisë në tendera”, “falsifikim dokumentesh”, “mashtrim” dhe “fshehje pasurie”.
.

