Seanca gjyqësore për pyetjen e dëshmitarëve në procesin penal ndaj disa drejtorëve të arrestuar të Bashkisë së Tiranës, në kuadër të dosjes së njohur si “5D”, është shtyrë për një datë të re.
Shkak për shtyrjen është bërë mungesa e avokatëve mbrojtës të dy prej të pandehurve, çka ka detyruar trupin gjykues të ndërpresë seancën dhe të caktojë një datë tjetër zhvillimi.
Në këtë proces, SPAK ka kërkuar të thirren dhe të merren në pyetje 15 dëshmitarë, por për shkak të rrethanave procedurale, seanca nuk është zhvilluar.
Në pritje të seancës së radhës, mbetet për t’u parë nëse do të plotësohen kushtet për vazhdimin normal të procesit dhe dëgjimin e dëshmitarëve.
EMRAT E DËSHMITARËVE:
1. Eduard Meta
2. Muhamet Petriti
3. Alfred Qato
4. Sabrina Qama
5. Jonida Hoxhaj
6. Jona Bejko
7. Manjola Bunguri
8. Algert Çifliku
9. Marenglen Lika
10. Klotilda Haxhiaj
11. Kristi Grembi
12. Vjola Bilçari
13. Orjola Tane
14. Ismet Elezaj
15. Armand Çeçe /Versus.al/







