AKTUALITET /

Gola, armë dhe drogë: Bandat njollosin futbollin në Ekuador, akuzohen sërish shqiptarët

AFP i ka kushtuar një artikull futbollit në Ekuador, i cili është nën terrorin e krimit. Edhe në këtë artikull dalin shqiptarët.

Shkruar nga Versus

Gola, armë dhe drogë: Bandat njollosin futbollin në Ekuador,

Shqipëria vijon të përmendet kur vjen puna te krimi në Amerikën Latine. Dje pati debate lidhur me një fjalim të ministres së Jashtme të Ekuadorit në OKB, ku akuzonte mafien shqiptare. Sot AFP i ka kushtuar një artikull futbollit në Ekuador, i cili është nën terrorin e krimit. Edhe në këtë artikull dalin shqiptarët.

Në Ekuador, futbolli është një sport vdekjeprurës, me lojtarë që garojnë në hijen e mafies së kurdisjes së ndeshjeve dhe nën kërcënimin e një plumbi vrasës.

Mesfushori Jonathan Gonzalez, 31 vjeç, po pushonte në shtëpinë e tij pranë kufirit me Kolumbinë këtë muaj kur një vrasës me pagesë iu afrua me motoçikletë dhe e qëlloi në kokë.

"Speedy", siç njihej nga shokët e skuadrës, kishte luajtur për Club 22 de Julio, një skuadër e divizionit të dytë nga Esmeraldas, dhe ishte një nga tre profesionistët ekuadoras të vrarë vetëm muajin e fundit.

Ai ishte "një djalë i mirë që vdiq për shkak të basteve", tha për AFP-në punonjësi i klubit Osëaldo Batallas. Vdekja e Gonzalezit tronditi klubin dhe Ekuadorin, por nuk ishte një surprizë e plotë.

Vetëm disa ditë më parë, lojtarë të tjerë të divizionit të dytë, Maicol Valencia dhe Leandro Yepez, u qëlluan për vdekje në një hotel në bregdet.

Valenica vdiq në vendngjarje, Yepez ia doli të shkonte në spital, por nuk mbijetoi. Të dy luanin për Exapromo Costa.

Disa ditë para vdekjes së tij, Gonzalez kishte marrë paralajmërime të frikshme për atë që do të ndodhte. Makina e tij u qëllua me armë zjarri dhe nëna e tij mori kërcënime. Pastaj, një mafioz i lidhur me bastet online dyshohet se i bëri presion që të humbiste një ndeshje, e cila përfundoi me barazim 1–1.

Meqenëse vendi është bërë një qendër e rëndësishme tranziti për kokainën kolumbiane, ai ka tërhequr narkotrafikë dhe gangsterë në masë.

Konkurrenca midis grupeve lokale të lidhura me Kartelin Sinaloa të Meksikës, Andragetën e Italisë, mafian e Shqipërisë dhe një mori të tjerash e ka shndërruar vendin më të sigurt të Amerikës Latine në një nga më vdekjeprurësit e saj.

Vrasjet, zhvatja dhe trafikimi kanë lulëzuar dhe asnjë industri nuk ka mbetur e paprekur, përfshirë futbollin. Sipas një vlerësimi të kohëve të fundit të OKB-së, në mbarë botën, bastet e paligjshme sportive besohet se u fitojnë bandave rreth 1.7 trilionë dollarë në vit.

Në Indi, u shpik një turne i tërë kriketi me ekipe të rreme për të nxjerrë para nga lojtarët rusë.

Në Ekuador, si në shumë vende, lidhja midis basteve sportive, si të ligjshme ashtu edhe të paligjshme, është e fortë. Rreth një duzinë ekipesh profesionale mbështeten nga firmat e basteve online.

Në vitin 2023, ambasadori i SHBA-së, Michael Fitzpatrick, paralajmëroi se kartelet e drogës po përdornin klubet e futbollit për të pastruar para. Carlos Tenorio, i cili luajti 50 ndeshje për Ekuadorin dhe u shfaq në Kupën e Botës 2006, i tha AFP-së se kishte ardhur koha që të thyhej lidhja midis basteve dhe futbollit.

Ekspertët thonë se ekipet e divizionit të dytë janë të cenueshme për shkak të pagave të ulëta. Pasi lojtarët të zbatojnë rregullat, shpëtimi nga kontrolli i mafias është pothuajse i pamundur.

Poll