Në Pejë, u mbajt sot ceremonia mortore për Eldion Kelmendin, 15-vjeçarin që humbi tragjikisht jetën ditën e djeshme në një aksident. Një ngjarje e rëndë që tronditi jo vetëm familjen, por edhe gjithë ata që e njohën djalin e ri.
Ceremonia, e mbushur me dhimbje dhe lot, u zhvillua në orën 17:00 dhe morën pjesë familjarët e afërt, miqtë e ngushtë, si dhe shumë figura publike që i qëndruan pranë Gjesti Kelmendit në këtë moment të vështirë.
Të pranishëm ishin këngëtarët dhe personazhe të njohur të showbiz-it shqiptar, si Egli Tako, Rizarta Hoxha, Valbona Mhilli, Danja Koka, Dafina Zeqiri dhe Yll Limani, Luis Ejlli, të cilët u bashkuan për t’i dhënë mbështetje të fortë familjes Kelmendi në këtë moment tragjik.
Ky ishte një moment i vështirë për familjen Kelmendi, që po përjeton dhimbjen e një humbjeje të papritur dhe të madhe.







