AKTUALITET /

I shkoi në banesë dhe nisi debatin për çështje familjare, kunati nxori armën dhe…

Sipas hetimeve paraprake, ngjarja ka shpërthyer pas një debati të ashpër mes autorit të dyshuar, Misir Tanushi, dhe kunatit të tij, 56-vjeçarit Genci Mullaymeri.

Shkruar nga Versus

I shkoi në banesë dhe nisi debatin për çështje

Detaje të reja dalin në dritë nga ngjarja e rëndë e ndodhur në Kombinat, ku një 41-vjeçar ka plagosur me armë zjarri kunatin e tij, burrin e motrës. Incidenti ka ndodhur rreth orës 15:40, në banesën e të dëmtuarit, në rrugën “Llambi Bonata”.

Sipas hetimeve paraprake, ngjarja ka shpërthyer pas një debati të ashpër mes autorit të dyshuar, Misir Tanushi, dhe kunatit të tij, 56-vjeçarit Genci Mullaymeri. Konflikti mes tyre ka degjeneruar, duke çuar në momentin kur 41-vjeçari ka nxjerrë armën dhe ka qëlluar Gencin në këmbë.

Genci Mullaymeri është plagosur në pjesën e këmbëve dhe aktualisht ndodhet në spitalin e Traumës, jashtë rrezikut për jetën.

Autori i dyshuar i krimit, Misir Tanushi, është arrestuar nga policia shumë pranë vendit të ngjarjes. Ndërkohë, një person tjetër, që ishte prezent gjatë ngjarjes, është shpallur në kërkim. Bëhet fjalë për shtetasin me inicialet N. S., i cili ende nuk është gjetur.

Hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes vijojnë, ndërsa autoritetet po punojnë për të sqaruar rrethanat e tjera të incidentit. 

Poll