Në fshatin Bllagajë të Pejës, sot u dha lamtumira e fundit një të riu që iku shumë herët, Eldion Kelmendi, vëllai i fituesit të Big Brother Vip, Gjest Kelmendi. Eldioni humbi jetën tragjikisht në moshën 15-vjeçare, si pasojë e një aksidenti me motor, një ngjarje që tronditi të gjithë ata që e njohën.
Gjesti me lot në sy, i dha lamtumirën e fundit vëllait të tij, Eldionit.
Në ceremoninë mortore, familja Kelmendi u mblodh e përfshirë nga një dhimbje e thellë, e shoqëruar me lot e vajtime, ndërsa miqtë dhe fytyrat publike të shumta i shprehën ngushëllimet e tyre për këtë humbje të papërballueshme. Po, këtë humbje, që i la pa fjalë të gjithë ata që e njihnin djalin e ri dhe energjinë e tij të papërmbajtshme.







