Prokuroria e Tiranës ka goditur një grup kriminal që vepronte në Shqipëri në fushën e shfrytëzimit të vajzave të huaja për ushtrim prostitucioni. Në total janë firmosur 19 masa sigurie në Shqipëria e Kolumbi, ndërsa janë arrestuar 7 persona në Shqipëri, shqiptarë dhe të huaj. Në kërkim janë shpallur 2 persona.
Hetimet për operacionin e zhvilluar në bashkëpunim me autoritetet kolumbiane ka zgjatur plot 8 muaj, ndërsa është arrestuar në Kolumbi shtetasi kolumbian L.B 25 vjeç, i cili dyshohet si organizatori i rrjetit të prostitucionit.
Në pranga kanë rënë po ashtu: Assel Adrysheva, 43 vjeçe, Rostyslav Mieshkov, 53 vjeç, Denis Berisha, 39 vjeç, Mirel Shpërdheja, 28 vjeç, D. S., 37 vjeç, I. G., 35 vjeç dhe K. N., 25 vjeç. Ndërsa janë proceduar penalisht 48 gra të huaja, kryesisht nga Kolumbia për ushtrim prostitucioni.
Roli i drejtuesit dhe pjesëtarëve të grupit
25 vjeçari L.B kishte rol kryesor në rekrutimin e vajzave nga vendet e Amerikës Latine dhe më pas në udhëtimin dhe akomodimin e tyre në Shqipëri ku më pas detyroheshin të ushtronin prostititucion ashtu siç është zbuluar edhe në disa raste të mëparshme. Ky person i cili presiononte edhe familjet e vajzave kolumbiane, bashkëpunonte me D.S për të siguruar ambientet ku shtetaset e huaja të ushtronin prostitucionin.
I.G kishte përshtatur një hotel në rrugën “Reshit Çollaku” në Tiranë si vend për shfrytëzimin e vajzave të huaja për prostittucion. A. A. dhe K. N. shfrytëzonin për prostitucion, disa shtetase nga Kazakistani, të cilat i strehonin në këtë hotel;
D. B. iu jepte lëndë narkotike disa vajzave dhe siguronte klientë për prostitucion;
K. P. (i arrestuar më parë), mblidhte të ardhurat e përfituara nga aktiviteti kriminal dhe i transferonte ato nëpërmjet kriptovalutave, në llogaritë e drejtuesit L.B.
Ky operacion nxjerr në pah problematikën e shfeytëzimit të grave të huaja për prostitucion ndërsa para se të vinin në Shqipëri u ishte premtuar se do të bënin punë të ndryshme si kujdestare fëmijësh apo sanitare. Në shumë prej rasteve, gjykata nuk ka arritur të bëjë dallimin mes bashkëpunëtorëve dhe viktimave të shfrytëzuara duke i dënuar po njësoj organizatorët e grupit dhe gratë e shfrytëzuara. Versus.al







