
Detaje të reja janë zbuluar mbi identitetin e të plagosurit me armë zjarri mbrëmjen e djeshme në Shkodër, Ndue Preka.
30 vjeçari deklaroi në polici se nuk e njihte personin që i qëlloi në këmbë, ndërsa vetë i riu rezulton të jetë një personazh i njohur për publikun. Para disa vitesh ai u bë viral për shkak të një videoje që bëri xhiron e rrjetit.
Në 2020-ën, bashkëshortja e tij u arrestua pasi u publikua një video ku ajo dhunonte psikologjikisht dhe fizikisht një vajzë të re me të cilën i shoqi Ndue Preka, i njohur si “Noja”, e kishte tradhëtuar.
Ndërkohë, policia po punon ende për identifikimin dhe kapjen e autorit të arratisur nga vendngjarja. Versus.al







