Sot në orën 10:00 ish-kryeministri Sali Berisha paraqitet në Prokurorinë e Posaçme për të zbatuar masën e detyrimit të paraqitjes për aferën “Partizani” ku është marrë i pandehur për korrupsion pasiv.
Në masën e sigurisë të caktuar ndaj tij që prej janarit të këtij viti nga gjyqtari i apelit të posaçëm, përpilohet detyrimi që kreu i PD të paraqitet në SPAK të hënën e parë dhe të tretë të çdo muaji për të firmosur deklaratën e pranisë.
Gjyqi në ngarkim të 5 të pandehurve për aferën “Partizani” tashmë ka nisur dhe seanca e radhës do të mbahet më 15 shtator. Të pandehurit e tjerë për këtë aferë janë dhëndri i Berishës Jamarbër Malltezi, ndërtuesi Fatmir Bektashi, Xhimi Begeja dhe Andia Pustina. Versus.al







