Tiranë- Roja i Gjykatës së Apelit është arrestuar nga policia pak çaste pas krimit të rëndë që tronditi gjithë vendin, vrasjen me armë zjarri të gjyqtarit Astrit Kalaja brenda sallës së gjyqit.
Shkak është bërë dështimi i tij në kontrollimin e imtësishëm të autorit, 30 vjeçarit Elvis Shkambi i cili kishte arritur të hynte në sallë me një armë zjarri tip “Berreta” dhe qëndroi i armatosur deri në dhënien e vendimit.
Më pas nxorri armën dhe hapi zjarr tre herë ndaj gjyqtarit Kalaja si dhe plagosi babë e bir, Rakip dhe Ervis Kurtajn të cilët ishin pala tjetër në proces. Pasi kreu vrasjen, autori doli në korridor, dorëzoi armën tek roja i sigurisë dhe u dorëzua tek efektivët duke pranuar krimin e rëndë.
Gjykatat në vend ruhen nga roje të kompanive private, si dhe në hyre të tyre kanë skanera elektronikë, me qëllim identifikimin e objekteve të ndaluara. Ende nuk dihet sesi siguria në këtë rast ka dështuar. Versus.al







