AKTUALITET /

‘Iku me vrap kur ndodhën të shtënat’, ish-nëndrejtori i Policisë, Nushi dëshmon në Apel: Nuk bëja dot më shumë

Ish-nëndrejtori i policisë së Elbasanit ka mohuar të ketë kryer ndonjë prej veprave për të cilën akuzohet nga prokuroria.

Shkruar nga B.V
‘Iku me vrap kur ndodhën të shtënat’,
Albert Nushi (ish-nëndrejtor i policisë së Elbasanit), Pjerin Xhuvani (viktima)

Ish-nëndrejtori i policisë së Elbasanit, Albert Nushi nën arrest për deklarim të rremë dhe shpërdorim detyre në rastin e vrasjes së Pjerin Xhuvanit më 21 prill 2021, ka dhënë pretendimet e tij në seancën që po zhvillohet sot në gjykatën e Apelit.

Në kohën kur ndodhi ngjarja, Nushi mbante postin e nëndrejtorit të policisë dhe pavarësisht se kishte qenë i pranishëm kur nisi konflikti mes grupeve, nuk ka bërë ndërhyrjet e duhura dhe sipas dëshmitarëve është larguar me vrap së bashku me efektivët e tjerë vartës të tij.

Gjatë seancës së sotme, Nushi u qëndroi edhe pretendimeve të parashtruara nga avokati i Arbër Paplekajt ndërsa tha se në asnjë moment nuk ka kryer veprat penale për të cilat akuzohet. Sipas tij, kushdo që të kishte qenë në vendngjarje, nuk do të kishte parandaluar dot përshkallëzimin e konfliktit mes palëve.

“Kam firmosur materialin e paraqitur nga avokati, nuk doja të shtoja gjë. Por të theksoja disa gjëra të rënfësishme. Kam thënë Çdo herë që kam qenë shumë bashkëpunues me prokurorët. Këtu dy turpe që janë ngritur ndeje meje. Këto dy vepra penale do i kisha kryer vetëm po të isha çmendur. Është turp i madh. S’kam penguar asnjë hetim ju kam dhënë çdo material. Prokurori pretendonte se po ta kishte këtë video më momentin e parë fo kisha kërkuat masë sigurie. I thashë e ke hapur dosjen apo jo, sepse ta kam dhënë që në momentin e parë. I bie që nuk ke hapur dosjen, nuk ke lexuar asgjë. Kam besim tek gjykimi i trupës gjykuese. Po të isha njëmijë herë në atë ngjarje çdo specialist nuk bën dot asgjë më shumë”- tha Nushi.

Nushi rezulton i përmendur edhe në dosjen “Babale” për të cilën ka rrëfyer se personazhi Fredi Alizoti i kishte rrëfyer se kishte interpretuar zërin e vëllait të ish-ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj, Geron Xhafaj në përgjimet e dosjes.

Ish-nëndrejtori u hetua fillimisht nën masën e arrestit shtëpiak, për t’u arrestuar më 27 qershor të vitit 2022 nën akuzën e kryerjes së dy veprave penale të sipërpërmendura. Nën akuzë për të njëjtat vepra penale është edhe ish-nëndrejtori tjetër, Nikollaq Palla. 

Ngjarja e rëndë ndodhi mesditën e 21 prillit 2021, 4 ditë para zgjedhjeve parlamentare kur në lagjen “5 maji” Struktura për Mbrojtjen e Votës në PD, u përplas me Pjerin Xhuvanin dhe një grup personash të cilët e shoqëronin duke pretenduar se këta të fundit po përpiqeshin të blinin vota.

Si pasojë e të shtënave me armë, mbetën të plagosur Paulo Vuksani, Emiljano Prenga, Eltjon Bodinaku (dhëndri i Pjerin Xhuvanit) dhe efektivja Xhensila Sota. Ish-efektivi i RENEA-s, Arbër Paplekaj pranoi krimin duke rrëfyer se e kishte bërë për t’u vetëmbrojtur me pretendimin se ndaj tij ishte qëlluar me armë zjarri nga grupi i Xhuvanit. Ai është dënuar me 22 vite burg për vrasjen e rëndë që asokohe tronditi vendin. Versus.al

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: