Arben Rakipi, drejtues i Shkollës së Magjistraturës dhe një nga hartuesit kryesorë të draft-Kodit të ri Penal, i cili ka ngjallur debat të gjerë publik dhe institucional, ka folur së fundmi në një intervistë për RTSH rreth rolit të tij në sistemin e drejtësisë, duke e përshkruar veten si një figurë model që ndikon me personalitetin dhe karakterin e tij.
I pyetur nga gazetarja për mënyrën se si ndikon në sistem dhe për njohjen e tij me drejtuesin e SPAK, Rakipi u shpreh:

Tonet vetëlavdëruese të një hartuesi ligjesh, nuk i shkojnë për shtat një zyrtari të vjetër të shtetit shqiptar, duke qene se nuk mund të vendoset vetja në "piedestal", ndërsa ligjet nuk duhet të ndërtohen mbi karaktere apo figura të caktuara, por mbi parime të barazisë para ligjit dhe respektimit të standardeve ndërkombëtare.
Draft-Kodi i ri Penal, të cilin Rakipi ka kontribuar në hartimin e tij bashkë me Ministrin e Drejtësisë, Ulsi Manja, ka qenë në qendër të kritikave nga juristë, shoqëria civile dhe aktorë ndërkombëtarë.
Kujtojmë se Delegacioni i Bashkimit Europian në Tiranë ka dalë publikisht me një deklaratë zyrtare ku theksoi se nuk ka marrë pjesë në hartimin e këtij kodi, duke nënvizuar mungesën e përfshirjes dhe transparencës me partnerët ndërkombëtarë në një proces kaq të ndjeshëm dhe themelor për sistemin e drejtësisë.