AKTUALITET /

'Jemi të shokuar' , flet kolegia e Anila Prendushit: Nuk ka shfaqur ndonjë problematik

Borici e përshkruan Anilën si një grua punëtore e cila gjithmonë ishte në ndihmë të njerëzve në nevojë.

Shkruar nga Versus
'Jemi të shokuar' , flet kolegia e Anila Prendushit: Nuk ka
Anila Prendushi/ Trëndelina Borici/Kolë Manaj

Trëndelina Borici, kolege e Anila Prendushit që u plagos dje me armë nga bashkëjetuesi i saj Kolë Manaj ka folur në lidhje me ngjarjen e rëndë.

Borici e përshkruan Anilën si një grua punëtore e cila gjithmonë ishte në ndihmë të njerëzve në nevojë. Si pjesë e organizatës 'Gruaja te gruaj', shprehet Borici, Anila nuk ka hezituar asnjëherë që të punojë dhe në turnet e natës. 

“Ngjarja është tronditëse për çdo qytetar, aq më tepër për personat që kanë bashkëpunuar me të dhe kanë pasur njohuri për kontributin në fushën e saj. Organizata ‘Gruaja te gruaja” për vajzat dhe gratë e dhunuara, ku strehohen për të tejkaluar një situatë dhune derisa pajisen me një urdhër mbrojtje dhe për tu adresuar në strehëza të tjera në bashkëpunim me institucionet lokale.

Anila ishte pjesëtare këtij grupi, punonjëse e strehëzës së emergjencës në ndihmë të grave që shpëton nga dhuna.

Komunikimi me të ka qenë më tepër sa i përket punës. Para dy ditësh ishte në turn por nuk ka shfaqur ndonjë problematik. Jemi shokuar kur e morëm vesh ngjarjen. Nuk ka pasur asnjë hezitim as për turnin të natës. Dhuna vazhdon dhe me keqardhje e them ishte radha e Anilës. Ne e bëjmë pyetjen si ka  mundësi një grua që është e përgatitur emocionalisht mundet me qen përballë një rasti të tillë.

Besoj që një grua pavarësisht profesionit apo forcës mbetet nën mentalitetin dhe presionin e shoqërisë dhe vetëcensurës. Ndoshta mund të kishte probleme dhe ka pasur mundësi të denoncojë por ndoshta të qenurit grua implikon shpresën e ndryshimit dhe keqardhja për të mos e denoncuar partnerin, ndoshta edhe për shkak të turpit”-shprehet ajo.

44 vjeçarja Anila Prendushi nënë e tre fëmijëve u qëllua ditën e djeshme me plumb në kokë nga bashkëjetuesi i saj Kolë Manaj.

Nënë e tre fëmijëve Prendushi vijon të jetë në gjendje kritike për jetën, ndërsa është transportua për tek Spitali i Traumës për trajtim më të specializuar./Versus.al

 

 

Poll