
Lezhë- Një 19 vjeçar i identifikuar si Rafaelo Lleshi është arrestuar nga policia pasi ka ofenduar dhe ka kërcënuar një efektiv policie gjatë detyrës së tij.
Ngjarja ka ndodhur pasditen e djeshme pasi efektivi ndaloi mjetin tip “Golf” ku i riu ishte pasagjer. Për shkak se drejtuesi i mjetit nuk kishte leje për xhamat e zinj, efektivi ka ndërmarrë veprime duke hequr veshjen errësuese.
Por kjo ka sjellë reagimin e 19 vjeçarit i cili ka ofenduar efektivët e policisë dhe njërit prej tyre i ka dërguar mesazh kërcënues në celular. Menjëherë pas këtyre veprimeve, është kryer arrestimi i tij në flagrancë nën akuzën për veprën penale “kanosja për shkak të detyrës”. Versus.al








