AKTUALITET /

Kurti në Konventën Demokratike të SHBA-së, flet ambasadori: Nuk është ftuar nga Qeveria amerikane

Në këtë takim do të marrë pjesë edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ndërsa ambasadori i SHBA-së në Prishtinë, Jeffrey Hovenier, ka theksuar se ai nuk ka udhëtuar me ftesë të Qeverisë së SHBA-së, por me ftesë të Institutit Kombëtar Demokratik (NDI)

Shkruar nga M.H

Kurti në Konventën Demokratike të SHBA-së, flet

Konventa Kombëtare Demokratike e SHBA-së (DNC) fillon sot në Çikago dhe do të zgjasë deri të enjten, 22 gusht , ku Kamala Harris do të pranojë zyrtarisht kandidimin presidencial për Partinë Demokratike në zgjedhjet e nëntorit.

Kamala Harris do të shfaqet në konventë me kandidatin e saj, guvernatorin e Minesotës, Tim Walsh.

Në këtë takim do të marrë pjesë edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ndërsa ambasadori i SHBA-së në Prishtinë, Jeffrey Hovenier, ka theksuar se ai nuk ka udhëtuar me ftesë të Qeverisë së SHBA-së, por me ftesë të Institutit Kombëtar Demokratik (NDI).

Siç është raportuar, në konventë do të jenë të pranishëm kryeministri Albin Kurti, anëtari i Kryesisë së Lidhjes Demokratike Alush Gashi dhe sekretari për Marrëdhënie me Jashtë i Partisë Demokratike të Kosovës, Bernard Nikaj.

Në lidhje me ftesën për Kurtin, ambasadori amerikan është pyetur nga Radio Evropa e Lirë, por ambasadori theksoi se ftesa nuk është nga Qeveria Amerikane.

Sa e di unë, kryeministri Kurti planifikon të marrë pjesë në Konventën Kombëtare Demokratike me ftesë të Institutit Kombëtar Demokratik (NDI – National Democratic Institute). Por, të jemi të qartë, kjo nuk është ftesë nga Qeveria amerikane. Partia Demokratike është një parti politike në Shtetet e Bashkuara. NDI-ja është krah i Partisë Demokratike që punon në ndërtimin e partive dhe institucioneve demokratike jashtë vendit”, tha ambasadori amerikan në Prishtinë.

Demokratët thonë se më shumë se 5,000 delegatë dhe zëvendësues do të jenë të pranishëm në konventë, ndërsa gjithsej në Çikago do të jenë rreth 50,000 vizitorë.

Ndërkohë, organizatorët presin që dhjetëra mijëra njerëz të demonstrojnë jashtë Konventës Kombëtare Demokratike për t'i bërë presion partisë për t'i dhënë fund luftës në Gaza .

Brenda konventës, delegatët e paangazhuar planifikojnë të avancojnë kërkesat kundër luftës me shpresën për të fituar më shumë aleatë për kauzën dhe për të ndikuar në platformën e partisë.

Çikago është shtëpia e popullsisë më të madhe palestineze në vend - me Bridgeview, Illinois, i njohur si Palestina e Vogël. Më shumë se 200 grupe i janë bashkuar marshimit drejt DNC, me protesta të planifikuara për hapjen dhe natën e fundit të konventës.

Protestat nuk kanë të bëjnë vetëm me konventën e Demokratëve, pasi gjatë konventës republikane në korrik, protestuesit drejtuan një demonstratë kundër Trump dhe partisë së tij në qendër të qytetit Milwaukee./ Versus.al

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: