AKTUALITET /

Turistja e huaj gjendet e pajetë brenda apartamentit në Vlorë

Prej ditësh apartamenti ishte marrë me qira nga viktima.

Shkruar nga Versus

Turistja e huaj gjendet e pajetë brenda apartamentit në Vlorë

Një turiste e huaj është gjetur e pajetë brenda një apartamenti pranë zonës së “Ujit të Ftohtë” në qytetin e Vlorës.

Mësohet se apartamenti ishte marrë me qira prej disa ditësh. Ndërsa trupi i pajetë i turistes u dërgua në morgun e spitalit rajonal të qytetit.

Policia ka ngritur një grup hetimor për zbardhjen e ngjarjes. Versus.al

Poll