AKTUALITET /

(EMRI) E rëndë: Gruaja shqiptare, nënë e dy fëmijëve vritet në mes të rrugës në Itali

Viktima është identifikuar si Gentiana Hudhra, 45 vjeçe, nënë e dy fëmijëve dhe me origjinë nga Shqipëria. Ajo punonte si kujdestare dhe në momentin e sulmit tragjik ishte rrugës për në vendin e saj të punës.

Shkruar nga Versus

 

(EMRI) E rëndë: Gruaja shqiptare, nënë e dy

Një ngjarje e rëndë dhe tronditëse ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në qytetin e Tolentino-s, Itali, ku një grua shqiptare është vrarë brutalisht me thikë në një nga zonat më të frekuentuara të qytetit.

Viktima është identifikuar si Gentiana Hudhra, 45 vjeçe, nënë e dy fëmijëve dhe me origjinë nga Shqipëria. Ajo punonte si kujdestare dhe në momentin e sulmit tragjik ishte rrugës për në vendin e saj të punës.

Ngjarja ndodhi rreth orës 20:00, në parkun e Via Bennaduci, një vend i populluar nga familjarë dhe kalimtarë në orët e mbrëmjes. Sipas raportimeve paraprake, disa persona që ndodheshin aty panë drejtpërdrejt skenën e rëndë të krimit, duke përjetuar momente paniku.

Gentiana u sulmua me thikë nga një person që dyshohet të ketë qenë ish bashkëshorti i saj, ndërsa autoritetet italiane janë duke verifikuar pistën e një konflikti në marrëdhënie personale. Sulmuesi, pas goditjes fatale, është larguar me nxitim nga vendngjarja. Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e tij, ndërsa kamerat e sigurisë në zonë janë marrë në shqyrtim.

Ambulanca mbërriti shpejt në vendin e ngjarjes, por plagët e marra ishin të rënda dhe fatale. Gentiana ndërroi jetë në vend, pa mundur të marrë ndihmë mjekësore.

Autoritetet shqiptare në Itali janë informuar dhe kanë nisur procedurat për të mbështetur familjen e viktimës, e cila kishte vite që jetonte dhe punonte në Itali për të mbajtur fëmijët e saj. /Versus.al

Poll