AKTUALITET /

Laptop, TV e mikrovalë, dogana bllokon mbi 3100 pajisje elektronike! Tregtoheshin në mënyrë të kundraligjshme

Autoritetet doganore nënvizojnë se nuk do ketë asnjë tolerancë ndaj subjekteve që nuk tregtojnë në kuadër të parashikimeve ligjore.

Shkruar nga Versus

Laptop, TV e mikrovalë, dogana bllokon mbi 3100 pajisje elektronike!

Drejtoria e Antikontrabandës, në bashkëpunim me degën doganore Tiranë dhe Drejtorinë e Markave dhe Patentave, ka bllokuar mbi 3130 pajisje elektronike të llojeve dhe markave të ndryshme , mbi dyshimin e falsifikimit apo tregtimit pa autorizimet përkatëse. Mes pajisjeve të bllokuara vërehen televizorë, laptopë, telefonë e pajisje të ndryshme elektroshtëpiake. 

Strukturat doganore po vijojnë me të gjitha procedurat ligjore për verifikimin dhe hetimin e rastit , në kuadër të angazhimit të pandërprerë kundër hyrjes dhe tregtimit në vend të produkteve të falsifikuara.

''Drejtoria e Përgjithshme e Doganave mbetet në gatishmëri të plotë, me të gjitha strukturat e saj, për të parandaluar çdo tentativë abuzimi apo shkelje të ligjit''- thuhet në njoftimin e autoriteteve doganore të cilat deklarojnë se nuk do të tolerohet asnjë subjekt që tregton pa autorizimet e duhura. Versus.al

Poll