Në rrjetet sociale është publikuar një letër e cila thuhet se është shkruar për Elvis Shkambin, vrasësin e gjyqtarit Astrit Kalaja ditën e djeshme në Apelin e Tiranës. Në letrën e cila pretendohet se është shkruar nga një shok i gjimnazit me 30 vjeçarin e arrestuar, ky i fundit cilësohet si “viktimë’ e proceseve gjyqësore dhe e institucioneve përgjegjëse që thuhet se e futën në konflikt të vazhdueshëm.
“Ti Elvis linde pronar, por jetoje me qera sepse pronën tane e gëzonte dikush tjetër”- thuhet mes të tjerash në letrën e shkruar.
Duke e cilësuar si person me fëmijëri të vuajtur, personi që ka shkruar letrën e përshkruan autorin e ngjarjes si një prej nxënësve më të mirë dhe thotë se padrejtësia e kishte shtyrë të kryente aktin makabër.
Letra e plotë:
Shkruar nga një shok i gjimnazit “At Pjetër Meshkalla"
Elvis! Ti nuk je vrasës!
Vrasëse ishte padrejtësia, vrasës ishin ata fashikujt e humbur nëpër gjykata të pronës tënde, aty ku duhet të ishin të sigurtë.
Vrasës ishin seancat gjyqësore pa mbarim nëpër gjykata, vrasës ishin institucionet përgjegjëse që ju futën në konflikt të pa kthyeshëm.
Vrasëse ishte ajo fëmijëria jote e palumtur tek shikoje familjen tane dyerve te gjykatave duke kërkuar drejtësi.
Ti Elvis linde “Pronar” por jetoje me qera sepse pronën tane e gëzonte dikush tjeter, madje disa prej tyre kishin ndertue shtëpin e tyre dhe pronen tane e jepnin me qera.
Ti skishe mundësi te paguaje as qeranë Elvis!
Ty Elvis të rriti gjyshi nga nëna së bashku me motren tane, të rriti me shume mune e sakrifica, por ty Elvis te çoi me studiu në shkollat më të mira të qytetit te Shkodrës.
Elvis, ti ishe ai student i gjimnazit më të mirë në Shkodër “At Pjetër Meshkalla” që rrije i ndrojtur ne bankën tënde sepse nuk visheshe me rroba firmato por, ato që vishje i kishe të PASTRA . Ti ishe një ndër nxënësit më të mirë të Gjimnazit “At Pjetër Meshkalla”
Ti u diplomove për drejtësi Elvis, por ajo ta mori peng rininë!
Edhe nje herë:
Ti nuk je vrasës Elvis!
Zoti qoftë me ty!
E paç jetën e gjatë o djalë!
Të duam dhe të mbështesim fort !
Shkruar nga nje shok I gjimnazit “At Pjeter Meshkalla
Shkodër, me 07/10/2025. Versus.al







