AKTUALITET /

“Ai që dënon nipin tim do ketë të njëjtin fat”, xhaxhai i vrasësit të gjyqtarit: Edhe Papa e Trumpi të jenë, s’ka lojëra me ne

Duke mos shprehur pendesë për aktin e rëndë, Gjovalin Shkambi kërcënoi se gjyqtari që do të dënojë nipin e tij do të ketë të njëjtin fat të keq.

Shkruar nga Versus

“Ai që dënon nipin tim do ketë të njëjtin

Gjovalin Shkambi xhaxhai tjetër i autorit Elvis Shkambi i cili vrau gjyqtarin Astrit Kalaja, ka bërë deklaratë të fortë sot duke thënë se edhe gjyqtari që do të dënojë nipin e tij, do të ketë të njëjtin fat.

“Ai që dënon nipin tim do të përballet me të njëjtën gjë, me plumba sepse ka 13 vite që i shkruajnë kryeministrit e gjithë qeverisë, na jepni pronën. Ai gjyqtar që merr atë vendim ka të njëjtin shpërblim.

Familjes të të ndjerit gjyqtar u ulem në gjunjë dhe u kërkoj hallallin me kishë e xhami. Mos u merrni me atë sport se kemi 13 vite që informojmë shtetin, kemi blerë pronën me ligj e me rregulla. Kushdo të jetë në qoftë Donald Trum, në qoftë edhe Papa vetë.

Të hetojë shteti se ka 13 vite që i shkruaj Ramës, më liro pronën dhe nuk ka lojë më me neve. Nuk e kam ditur veprimin që do të kryente nipi im”- u shpreh Gjovalin Shkambi mes të tjerash. Versus.al

 

 

Poll