Ditën e sotme u mbajt një mbledhje e përbashkët e komisionit për të Drejtat e Njeriut dhe Mjetetit e Informimit Publik dhe atij për Nismat Qytetare dhe mbikëqyrjen institucionale.
Në nisje të mbledhjes së përbashkët, kreu i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi kërkoi që të mbahej një minutë heshtje për gjyqtarin Astrit Kalaja i cili u vra dje në sallën e gjyqit pasi dha vendimin.
“Besoj jemi të gjithë në një mendje, ne do duhet të mbajmë një minutë heshtje për të nderuar kujtimin e një prej gjyqtarëve më me integritet në republikën e Shqipërisë. Një profesionist i vërtetë është vrarë dje vetëm sepse ka zbatuar bindjen e tij të brendshme dhe ligjin në një çështje gjyqësore. Besoj në mirëkuptimin dhe mbështetjen e secilit koleg pa asnjë ndasi politike”- tha Bardhi. Versus.al







