Një aksident me vdekje është regjistruar në aksin rrugor Lezhë-Laç në afërsi të kryqëzimit të Spitenit.
Një automjet ka përplasur për vdekje një këmbësor i cili dyshohet të ketë qenë në anë të rrugës dhe e ka marrë zvarrë me makinë për disa metra duke i shkaktuar plagë të mëdha në trup dhe kokë.
Për pasojë ka ndërruar jetë menjëherë.
Policia ndodhet në vendngjarje dhe po heton.








