AKTUALITET /

Me kapele dhe biçikletë, dalin FOTO-t e autorit të tritolit që i mori jetën të riut të pafajshëm! Motrat Nikolli akuzuan Dumanin si porositës

Pasi ka ndezur fitilin e lëndës plasëse, autori është larguar me biçikletë dhe ende nuk është identifikuar nga SPAK.

Shkruar nga Versus
Me kapele dhe biçikletë, dalin FOTO-t e autorit të tritolit
Foto: Amarildo Xhanej dhe Xhovana Nikolli, Alda Nikolli dhe Nuredin Dumani dhe viktima Enea Themollari

Gazetari i Ora News, Elton Qyno ka publikuar së fundmi pamjet nga dosja hetimore e SPAK për tritolin e shpërthyer më 14 korrik në apartamentin e motrave Alda e Xhovana Nikolli për të cilin këto të fundit akuzojnë vrasësin me pagesë Nuredin Dumani si porositës. Dumani mban statusin e të penduarit të drejtësisë.

Në fotot e publikuara nga Qyno shihet sesi personi që ka vendosur tritolin ka shkuar aty me biçikletë dhe e ka lënë me shpejtësi në katin e kartërt të pallatit në derën e apartamentit të dy motrave. Sipas dosjes, mekanizmi shpërthyes ka qenë me fitil. Sapo e ka aktivizuar, autori me kapele i hipën biçikletës dhe largohet me shpejtësi, duke mbetur edhe sot e kësaj dite i paidentifikuar nga policia.

Me kapele dhe biçikletë, dalin FOTO-t e autorit të tritolit Me kapele dhe biçikletë, dalin FOTO-t e autorit të tritolit  

Me kapele dhe biçikletë, dalin FOTO-t e autorit të tritolit
Autori duke u larguar pasi vendosi tritolin

 

Më pas, ndodhi fatkeqësia që i mori jetën 29 vjeçarit të pafajshëm Enea Themollari. Tritoli shpërtheu në momentin kur dy motrat Nikolli nuk ishin në banesë ndërsa shpërthimi ishte aq i fortë sa bëri dëme në banesën ngjitur ku ishte Enea Themollari i cili pësoi dëmtime të shumta në kokë dhe u transportua në spitalin e Traumës ku qëndroi në koma deri ditën e djeshme kur u nda nga jeta.

Akuzat e motrave Nikolli kanë qenë të hapura ndaj Nuredin Dumanit duke publikuar edhe foto e audio të këtij të fundit nga qelia e burgut ku i ishin siguruar të gjitha kushtet luksoze. Alda Nikolli tha se kishte pasur një “lidhje virtuale” me Dumanin dhe se ky i fundit kishte pasur qëllim të shantazhonte kunatin e saj Amarildo Xhanej të cilin e kishte në të njëjtin burg, duke i vendosur gjobë 400 mijë eurosh. Kur nuk ia arriti qëllimit, Dumani dyshohet se u hakmorr duke u vendosur tritol motrave Nikolli të cilat tashmë nuk jetojnë më në lagjen “Haxhias” të Elbasanit ku ndërroi jetë i riu i pafajshëm, por janë transferuar. Versus.al

Poll