AKTUALITET /

Megagrabitja e 10 mln eurove në Rinas, GJKKO shtyn seancën ndaj ‘kokës’ së planit! Talo Çela në kërkim prej 5 vitesh

Shkruar nga Versus

Megagrabitja e 10 mln eurove në Rinas, GJKKO shtyn seancën ndaj

Gjykata e Posaçme ka shtyrë për në datën 1 tetor seancën e gjykimit në mungesë të të shumëkërkuarit Talo Çela lidhur me grabitjen e ndodhur në prill të 2019-ës në Rinas ku u grabit shumë e 10 milionë eurove.

Sipas përgjimeve të bëra publike në dosjen e bandës së Çopajve, të cilën Versus.al e disponon, Çela zhvillon biseda në “sky ecc” të cilat provojnë përfshirjen e tij dhe rolin organizues në grabitje.

Versus.al publikoi detaje nga dosja e SPAK mbi grabitjen e Rinasit ku u mësua se Talo Çela kishte pasur rol kryesor si dhe atë të shoferit gjatë operacionit. Ndërsa në komunikimet që kishte patur më njërin prej anëtarëve të bandës së Çopjave, Çela shpreh shqetësimin se Admir Murati ishte vrarë gabimisht nga një prej anëtarëve të grupit dhe jo nga forcat RENEA.

Talo Çela mbetet i shumëkërkuar për planifikimin e masakrës së Bradasheshit ku ai siguroi kontaktet e bandës së Çopjave me vrasësit me pagesë të cilët ekzekutuan Endrit Alibejn si dhe 2 persona të tjerë. Po ashtu emri i Çelës përmendet edhe në ngjarje të ndryshme kriminale për të cilat SPAK nxorri 36 urdhër-arreste të tjera në vijim të operacionit “Plumbi i Artë 2”. Versus.al

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: