AKTUALITET /

Mori nënshtetësinë shqiptare, ish-kryebashkiaku i Nju Jorkut regjistrohet si banor i Tiranës

Njëkohësisht Adams aplikoi edhe për pasaportë shqiptare.

Shkruar nga Versus

Mori nënshtetësinë shqiptare, ish-kryebashkiaku i Nju Jorkut

Ish-kryebashkiaku i Neë Yorkut, Eric Adams është zyrtarisht banor i Njësisë Administrative Nr. 2 në Tiranë.

Eric Adams, ish-kryebashkiaku i Nju Jorkut është zyrtarisht banor i njësisë administrative nr.2 në Tiranë. Vetëm pak ditë më parë Adams mori nënshtetësinë shqiptare me dekret të veçantë nga presidenti Bajram Begaj.

Sipas njoftimit të bërë publik, Adams ka kryer procedurat e regjistrimit si rezident në kryeqytet dhe ka aplikuar gjithashtu edhe për pajisjen me pasaportë shqiptare.

Kujtojmë se në tetor të vitit të kaluar, Adams vizitoi për herë të parë Shqipërinë dhe u prit nga kryeministri Edi Rama ndërkohë që i kishin mbetur edhe pak javë nga mandati si kryebashkiak i Nju Jorkut. Adams është përballur edhe me akuza dhe hetime federale për çështje të dyshuara korrupsioni dhe përfitime të paligjshme nga udhëtime të financuara nga subjekte të huaja, përfshirë dyshime që janë raportuar në media lidhur me udhëtime të sponsorizuara gjatë periudhave zyrtare. Versus.al

Poll