AKTUALITET /

Mori plumb në bark, Fabjel Toska niset me urgjencë drejt Traumës në gjendje të rëndë!

Shkruar nga Versus

Mori plumb në bark, Fabjel Toska niset me urgjencë drejt Traumës

37 vjeçari Fabjel Toska (Xhindi), i cili mbeti i plagosur rëndë rreth orës 00:55 në vendin e quajtur “Dogana” në Berat është nisur me urgjencë drejt Spitalit të Traumës në Tiranë.

Gjendja e tij paraqitet e rëndë pas një plumbi që mori në bark. I plagosuri nuk dha detaje para hetuesve, por nga këqyrja e kamerave të sigurisë, të marra nga bizneset dhe banesat rreth zonës, është zbuluar edhe dinamika e ngjarjes.

Toska ka qenë duke udhëtuar me një mjet tip “Seat” me një shokë në rrugën Kombinat-Dimal.

Në pamjet filmike shihet edhe një tjetër mjet tip Foristradë me ngjyrë të zezë dhe të dy mjetet janë parakaluar disa herë me njëra tjetrën.

Pas manovrave me makina, 37-vjeçari ka dalë nga automjeti dhe ka shkuar te xhami nga ana e shoferit, për tu sqaruar se përse po e ndiqte nga prapa dhe po e parakalonte. Por sapo shoferi hap xhamin e qëllon me një plumb në bark.

Sipas policisë i plagosuri dhe shoku me të cilin ndodhesh në automjet nuk kanë pasur njohje të mëparshme.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po vijon hetimet për të zbardhur të plotë dinamikën e ngjarjes./Versus.al

Poll