Gazetari Osman Stafa është thirrur sot nga SPAK për denoncimet që ai ka kryer në lidhje me skandalin e Onkologjikut. Para mediave, Stafa ka denoncuar fakte tronditëse se si mjekët janë bërë palë me shtetin për të mos denoncuar mungesën e medikamenteve, ndërsa u kanë dhënë mjekim pacientëve jashtë protokollit.
Stafa: Ky pacient nëse e pi një ditë po një ditë jo ilaçin atëherë e dimë përfundimin. Atëherë si mund të pretendohen që një pacient vuan nga kanceri të presë me muaj të tëra për terapinë e tij me kimio dhe kjo ka çuar në fatalitet për shumë njerëz sepse dihet që kanceri është një sëmundje që nëse nuk respektohet e të trajtohet me protokollin përkastës çon në fatalitet.
E dyta është dhe më skandaloze. Si pasojë e e këtyre mungesave, mjekët kanë ulur dozat. Rasti konkret i barit elotrinit duhet të merrej në 30 ditë, 30 kokrra si pasojë e mungesave janë marrë 10 kokrra në muaj çfarë ka sjell që sëmundja ka krijuar imunitet ndaj këtij ilaçi dhe të mos ketë asnjë lloj vlere.
Dhe tjetra mungesa e analizave për njerëzit të cilët vuajnë nga kanceri. E dini këtë është çmenduri. Si pasojë e koncesioneve të laboratorëve pas datës 20 përfundon numri i analizave dhe pacientët të cilët vuajnë nga kanceri nuk bëjnë më analiza. Si hyjnë këta pacinete të bëjnë kimio? Duhen parë parametrat e tyre.
Pastaj mungesa e humanizmit është e frikshme kjo gjëja. OK ti e kupton se çfarë situate po përballesh. Shteti shqiptar është përgjegjes për mungesën e medikamenteve sepse është Ministria e Shëndetësisë që duhet t'i sigurojë, por këta mjekë janë bërë bashkëpunëtor sepse për pesë vite janë përballur me një situatë të frikshme dhe nuk kanë reaguar se si po i trajtojnë pacientët, dhe gjithë këto i kam komunikuar në SPAK. Janë 230 fletë, nuk kam dashur ti bëjë publike se nuk është puna ime si gazetar për të kapur lajmin e fundit por është një çështje që Prokuroria dhe SPAK duhet t'i hetojë. Po e theksoj kam sjellë dhe informacione të tjera të cilat nuk i kam bërë publike por që i kam si indicie si informacione që mund të shkojnë në zbardhjen e plotë të asaj çfarë ka ndodhur në Onkologjik.
Dhe tjetra e fundit kjo: Aq shumë është kërkuar në muajin tetor që të bëhen diagnostikime për gra dhe vajza për të kapur në kohë kancerin e gjirit saqë vitin e kaluar dy barnat kryesor që shërbejnë për këtë trajtim kanë munguar. Dhe këtë vit mjekët po bëhen sërish bashkëpunëtorë të fshehjes së mungesë së medikamenteve. Fshehin dhe nuk po u japin trajtim pacientëve me medikamente të caktuar në mënyrë që të mos dalin atje mungesë dhe këtu është përfshirë shefja e Onkologjikut Silvana Çeliku, mjekët e onkologjikut dhe shefja e farmacisë qendrore.
Gazetari është shprehur më tej se do të bëjë kallzim në SPAK për individë të caktuar të cilët sipas tij janë përgjegjës për këtë çështje.
"Unë do të bëj kallzim për individë të caktuar që do ta konsultohem me avokatët e mi të cilët i cilësoj përgjegjës për këtë çështje. I kam kërkuar SPAK të disponojë dhe dosjen e mungesave të kimio për fëmijët. Kam bërë dorëzim e dokumenteve në Prokurorinë e Tiranës e cila ka vendosur mosfillimin e hetimeve. Dhe skandali është se QSUT i thoshte prokurorisë se ka mungesa më shumë se çfarë thotë ky gazetari. Si janë mjekuar këtë fëmijë. Kam folur dhe për kontrabandë. Nga e dinë mjekët që farmacistët bëjnë kontrabandë? Si ka mundësi që kontrabandistët hyjnë tek Onkologjiku duke ju thënë mjekëve që të blejnë ilaçe tek farmacia ime? Pse krijohet dy starndatizimi për atë që kanë para dhe i thonë shko jashtë dhe ata të varfërit që shesin toka mjekët i thojnë mos hajdeni se nuk ka kimio ? Prandaj mjekët janë bërë bashkëpunëtorë"./Versus.al








