AKTUALITET /

Munguan avokatët, shtyhet sërish seanca në GJKKO për “Metamorfozën”! Gjobitet avokatja e Asmer Bilalit

Gjyqi për dosjen “Metamorfoza” shtyhet sërish në Gjykatën e Posaçme pasi nuk janë paraqitur avokatët.

Shkruar nga Versus
Munguan avokatët, shtyhet sërish seanca në GJKKO për
Tre nga të pandehurit e 'Metamorfozës', Gjoka, Bajri dhe Lita

Gjyqi për dosjen “Metamorfoza” shtyhet sërish në Gjykatën e Posaçme për Oltion Bistrin dhe Xhevahir Litën pasi nuk ishin paraqitur avokatët. 

Seanca e radhës do të zhillohet më datën 5 qershor ora 15:00, ndërsa asnjë prej anëtarëve të grupit kriminal nuk ishte i pranishëm në seancë, duke shprehur vullnetin të mbroheshin nga avokatët. Ndër të tjera trupa gjykuese gjobiti me 30 mijë lekë të reja avokatja e Astmer Bilalit,  Anila Xhafën për mosrespektim të detyrimeve ndaj gjykatës.

Afatet e paraburgimit janë pezulluar deri në seancën e ardhshme.

Në seancën e 7 majit, Gjykata e Posaçme ndau në dy fraksione çështjen penale “Metamorfoza”.

GJKKO ndau më vete Pëllumb Gjokën, Edmond Prekën dhe Behar Brajoviçin (Bajri), duke qenë se kanë vepra më të rënda penale se të akuzuarit e tjerë. Të tre këta do të gjykohen me procedurë të zakonshme.

Ndërsa ish-prokurori Xhevahir Lita, Ardit Hasanbegaj, Astmer Bilali dhe ish-shefi i Operacionales Oltion Bistri do të gjykohen me gjykim të shkurtuar. Versus.al

Poll