AKTUALITET /

Atentat për herë të dytë! Kush është i plagosuri që i shpëtoi plumbave në Durrës. Policia identifikon edhe autorin, ish kryetar i FRPD (EMRAT)

Sipas dëshmisë së tij para policisë, Gorgea ka deklaruar se nuk ka konflikte të mëparshme që mund të kenë çuar në këtë atentat dhe ka sugjeruar se mund të jetë ngatërruar me dikë tjetër. Kjo është hera e dytë që ai i shpëton një atentati, pasi një ngjarje e ngjashme ka ndodhur edhe dy vite më parë.

Shkruar nga Versus
Atentat për herë të dytë! Kush është i plagosuri
Erkid Kazazi, autor i ngjarjes

I plagosuri në atentatin e ndodhur mbrëmjen e 30 majit 2025 në zonën e Fllakës, Durrës, është identifikuar si Arbër Gorgea, 36 vjeç. Ai u qëllua me armë zjarri nga një automjet në lëvizje, tip “Ford” me ngjyrë të bardhë, teksa po udhëtonte me makinën e tij. Nga tre të shtënat, një plumb e ka goditur në brinjë. Pas ngjarjes, Gorgea ka arritur të shkojë vetë në Komisariatin e Policisë dhe më pas është transportuar në Spitalin Rajonal të Durrësit, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën .

Sipas dëshmisë së tij para policisë, Gorgea ka deklaruar se nuk ka konflikte të mëparshme që mund të kenë çuar në këtë atentat dhe ka sugjeruar se mund të jetë ngatërruar me dikë tjetër. Kjo është hera e dytë që ai i shpëton një atentati, pasi një ngjarje e ngjashme ka ndodhur edhe dy vite më parë.

Burime zyrtare bëjnë me dije se autori i dyshuar i ngjarjes është Erkid Kazazi, ish-kryetar i Forumit Rinor të Partisë Demokratike në Kavajë. Sipas hetimeve paraprake, konflikti mes dy personave ka lindur pas një përplasjeje fizike, ku Gorgea dyshohet se ka goditur me grushte babain e Kazazit, Eqerem Kazazi, pas një debati për motive të dobëta.

Pas incidentit, Erkid Kazazi është përballur me Gorgean në rrugë dhe pas një tjetër debati verbal, situata ka degjeneruar në përdorimin e armës. Kazazi e ka qëlluar Gorgean me armë zjarri, duke e lënë të plagosur në zonën e gjoksit. 36-vjeçari ka mundur të vetëparaqitet në Komisariat dhe më pas është transportuar në Spitalin Rajonal të Durrësit, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Autori është larguar nga vendngjarja dhe aktualisht është në kërkim nga Policia. Ndaj tij pritet të ngrihen akuza për plagosje të rëndë me dashje dhe armëmbajtje pa leje. /Versus.al/

Poll