
Shkrimtari Ismail Kadare ndërroi jetë mëngjesin e ditës së sotme pas një arresti kardiak që pësoi brenda banesës së tij në Tiranë. Zëri i Amerikës, shkruan se ngjarja ka ndodhur papritmas kur kolosi i letrave shqipe, u shemb në tokë pa ndenja.
Familjarët e tij njoftuan urgjencën por më kot, askush nuk mundi të bënte asgjë për ta risjellë në jetë shkrimtarin e madh.
Ndërsa mediat e huaja, “Associated Press” ka shkruar se një infermiere e spitalit të QSUT në kushte anonimiteti, tha se Kadare ishte dërguar në Urgjencë pasi kishte pësuar arrest kardiak.
“Redaktori i Shtëpisë Botuese Onufri Bujar Hudhri tha se autori i njohur vdiq të hënën në mëngjes. Një infermiere në spital, e cila foli në kushte anonimiteti sepse nuk ishte e autorizuar të fliste me shtypin, tha se ai u dërgua në dhomën e urgjencës pasi pësoi një arrest kardiak”, shkruan Associated Press. Versus.al







